Një kirurg fushe deluziv i cili vuan nga stresi post-traumatik krijon një njeri nga disa pjesë të ndryshme trupi dhe e sjell në jetë në një papafingo në Bruklin.
Bill Uilliamson është kthyer, gjallë dhe fuqishëm, për të kryer një mision përreth Uashingtonit. Këtë herë ai do që të shkaktojë një përçarje më të madhe të popullsisë në SHBA, e cila rezulton me pasoja shkatërruese në gjithë botën. Misioni i tij i ri është të vrasë presidentin e Steteve të bashkuara të Amerikës dhe të shkatërrojë Shërbimet Sekrete. Billi sjell me vete ehe fanatikët e dy filmave të mëparshëm.
Një organizatë kriminale fton një kampion të tërhequr MMA për të marrë pjesë në dyluftime të jashtëligjshme, por pasi ai refuzon dhe një kriminel i vret shokun dhe i përdhunon gruan, Xhejkob detyrohet të luftojë për të vendosur drejtësi.
Robert ishte i lodhur nga jeta e përditshme e një bankieri në Londër. Një ditë, ai vedos të marrë paratë e bankës, e ti prishë në kumar, ku do të futet në borxh e nga aty, zgjedhja e tij për ta pauar këtë borxh do e çojë në një rrugë pa kthim, me rreziqe që nuk i kishte meduar më parë.
Një vajzë adoleshente në vështirësi ekonomike detyrohet të vjedhë makina për profesorin e saj të gjimnazit por gjërat shpejt marrin një kthesë të rrezikshme.
Në majë të një mali, tetë adoleshent gueril me armë kujdesen për një peng edhe për një lopë. Duke luajtur lojëra dhe duke bërë rituale si kulte, fëmijët janë të lirë në xhungël, por kur pengu përpiqet të arratiset, fillojnë problemet.
Për Kipin dhe motrën e tij, Xhozin, shitja e drogës nuk është thjesht biznesi i familjes, por mënyra e vetme e tyre për të mbijetuar. Kur një marrëveshje shkon tmerrësisht keq, Kipi vendos ta lërë këtë punë. Por përpjekja e tij për t'u arratisur nga trashëgimia e familjes shpejt nis një zinxhir dhimbjesh duke i vënë të gjithë në rrezik.
Të tërë luftojnë për të arritur ëndrrën amerikane, por çfarë është saktësisht kjo ëndërr? Një realitet apo një iluzion? Janë të mirëpritur ata që kalojnë kufirin me dëshirën për një jetë më të mirë?
Kur një infermiere shkarkon një aplikacion që tregon kur vdes dikush, ajo duhet të përballet me idenë se do të vdesë në tre ditë. Ndërkohë një figurë e errët ndjek atë dhe familjen e saj.
Pas vetëvrasjes së shoqes saj të ngushtë, jeta e Uenit vazhdon normalisht deri në ditëlindjen e 15-të të vajzës së saj, kur shpirti i shoqes fillon ta përndjek për shkak të një premtimi të thyer.
Xhejmsi, mësues i shkollës së mesme, i munduar nga e kaluara e vështirë dhe nga e tashmja e paqëndrueshme, kalon caqet, për të mbrojtur nxënësit e tij nga bullizmi. Kush është viktima dhe kush fajtori, në një situatë që do të vërë në rrezik jetët e tyre?
Në Barrou të Alaskës, dielli nuk del për 30 ditë të tëra në stinën e dimrit. Kur qyteti ul qepenat, shumica e njerëzve që vendosën të qëndrojnë, vriten në mënyrë misterioze brenda pak kohe. Gjahtarë të panjohur presin çdo mënyrë komunikimi dhe dalje nga qyteti. Në tmerrin që vazhdon, një skuadër me njerëzit e mbijetuar, të drejtuar nga një çift i ri që janë dhe sherifat e qytetit, do të mundohen të qëndrojnë gjallë deri sa drita e diellit të kthehet.
Denzel Washington luan rolin e një piloti që arrin të ulë një avion që pëson papritmas një defekt serioz, duke shpëtuar kështu jetën e pasagjerëve nga vdekja e sigurt. Bota e konsideron protagonistin hero, por ai lufton për t'u mësuar me famën e papritur dhe të miqësohet me fantazmat e së kaluarës që e pushtojnë. Kur pas disa hetimesh nga kompania ku ai punon, lindin disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me sjelljen e tij gjatë mbrëmjes para fluturimit, lindin shumë pyetje në lidhje me atë çka ndodhi në atë fluturim dhe kush është përgjegjës si përfundim. Mos ndoshta ai që sillet si hero nuk është ai që duket? Një aventurë dramatike me performanca të fuqishme, shumë suspans dhe shumë të papritura deri në skenën e fundit, që pritet t'i lërë me gojë hapur shikuesit.