Filmi mbledh së bashku tre dekada të historisë së trafikut të drogës në Jugun e largët. Eksplorohet cikli i dhunës që i kthen të rinjtë në kriminelë dhe të vjetrit në legjenda.
Një yll i njohur i radios përjeton natën më të keqe të jetës së tij kur disa persona sulmojnë stacionin ku ai po punon. Diçka e keqe e së shkuarës do rikthehet në skenë.
Një njerkë e ardhshme do të kalojë pushimet me dy fëmijët e të fejuarit të saj në një fshat të largët. Ashtu si marrëdhëniet fillojnë të shkrijnë mes treshes, ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe të frikshme.
Një redaktore në një agjenci reklamimi njihet me një kinematograf i cili në pamje të parë duket i dashuruar me të, por në të vërtetë ka qëllime të fshehura.
Vrasje me Taka të Larta : Pas një vargu vrasjesh në qytet, dy detektivë punojnë për të zgjidhur misterin dhe për të gjetur vrasësin. Te dhënat e tyre të vetme: të gjitha viktimat janë ish-policë dhe secili ka nga një shkronjë të kuqe të vizatuar në trup. Sa do të vdesin para se vrasësi të ketë dhënë mesazhin e tij?
FILMI PËRMBAN SKENA SEKSUALE TË FORTA! NDALOHET SHIKIMI NËN 18 VJEÇ!
Një rrjedhje informacioni hedh dritë mbi korrupsionin midis qeverisë amerikane dhe industrisë farmaceutike. Pas daljes së këtij informacioni, fillon një seri vrasjesh që përfshin drejtorë
të rëndësishëm në industrinë farmaceutike.
Një ushtar i humbur në luftë dhe i etiketuar si i vdekur, kthehet pas disa vitesh për gruan dhe vajzën e tij, vetëm për të kuptuar se ato e kanë hedhur pas krahëve të kaluarën. Ndërsa ai përpiqet të rikthehet në jetën e tyre, parashtrohen pyetje nëse ai ka vdekur apo është gjallë.
Pronari i një punishteje druri në Belgjikë ngatërrohet pa dashur me pjestarët e një karteli droge. Konflikti do të shndërrohet në luftë për jetë a vdekje.
Një grup maturantësh diplomohen dhe largohen nga Kroacia për të shijuar "festën e jetës së tyre". Por ky udhëtim shndërrohet në një udhëtim tmerri, nga i cili jo të gjithë do të kthehen.
Në kohën e luftëtarëve Vikingë dhe zotave të fuqishëm nordik, dy fëmijë të vegjël ndeshen me përbindësha dhe perëndi të inatosura që të parandalojnë një profeci të vjetër që mund të shkatërrojë botën.
Detektivi Foks e dashuron punën dhe alkoolin. Pasi shkon tek Alkoolistët Anonimë, sponsori i tij, Çip, bëhet i dyshuari kryesor në hetimin e tij për një fëmijë të humbur. Foks fillon të besojë gjithashtu që njerëzit po zhduken brenda prapanicës së Çipit.
Një i larguar vret një prift që po udhëtonte dhe zë vendin e tij në një kishë të një qyteti të vogël, por shefi i policisë dyshon për veprime dashakeqëse.
Qerimi punon si arkitekt dhe është martuar me Jezim. Zhgënjimi më i madh i tyre është pamundësia për t'u bërë me fëmijë.
Teksa shkojnë në shtëpinë e tyre verore një fëmijë hidhet para makinës, dhe Qerimi lëndohet rëndë...
Kur Sahili takoi Mitteen në shkollën e menaxhimit të hoteleve, ishte për të dy dashuri me shikim të parë. Dashuria e tyre ishte gjithçka: perfekte dhe pa asnjë difekt. Por një ngjarje e papritur në shkollë e kthen ëndrrën e tyre të bërë realitet në makth dhe i bën të kuptojnë sa e rëndësishme është ta njohësh mirë partnerin para se të fillosh një lidhje romantike.
Një gazetar nga Uellsi nxjerr në media lajmin për urinë në Bashimin Sovjetik, në fillim të viteve 30. Ky lajm do i shkaktojë atij telashe dhe peripeci të shumta, në udhëtimin e tij në Bashkimin Sovjetik.
Historia e tre vajzave që ndjekin një kult djallëzor të drejtuar nga babai i njërës prej tyre. Ata do të nxiten për vrasjet e radhës si një mënyrë për të përmbushur zemërimin e Zotit, por diçka bëhet pengesë dhe dikush tradhëton.
Dy vajza që ju mungon babai i tyre. Ai nuk është kthyer nga një sulm Viking prej dy vitesh. Motra më e madhe Runa bën punët e babit të saj, si për shembull gjuetinë me hark. Ajo ka ëndrra të këqija dhe vizione. A janë ato ogur për diçka?