Një kujdestare ligjore e ligë zbraz kursimet e pacientëve të saj të moshuar por
has në probleme kur një grua që po përpiqet ta mashtrojë
rezulton të jetë më shumë sesa duket në pamje të parë.
15 vjet më parë, Andrei, nën drejtimin e babait të tij, u trajnua në një shkollë speciale sekrete. Kur projekti pilot u mbyll, ai u vendos në Evropë. Por një ditë babai i tij, të cilin të gjithë e konsideronin të vdekur, telefonon dhe i thotë se është në rrezik. Andrei do të duhet të kalojë nëpër dashuri dhe tradhti dhe të mësojë lojën e pamëshirshme të spiunazhit, në të cilën është përfshirë pa dashje.
Një grup nxënësish gjimnazi të keqtrajtuar nga bashkënxënësit e tyre janë gati të ndryshojnë lojën për torturuesit e tyre pas gjithë atyre viteve turpërimi, në këtë horror shokues dhe grafik. Dejni dhe shokët e tij përgatisin një shtëpi të braktisur buzë liqeni për një natë të vetme torture. Ajo që i pret viktimat e tyre do të përfundojë si një nga netët më brutale dhe shqetësuese të jetës së tyre.
Kur Nadja mbetet shtatzënë, çifti bën një përpjekje për të rindezur marrëdhëniet e tyre duke udhëtuar në veri të Suedisë për një udhëtim malor por shpejt udhëtimi i tyre romantik kthehet në një makth.
Një ndërmjetës i ri aksionesh në një firmë të kontrolluar nga Mob Strit në Uoll Strit tradhtohet dhe dërgohet në burg për gjashtë vjet. Kur del jashtë, ai kërkon hakmarrje.
Pasi e gjen një pushkë të vjetër, një djalë i ri i bashkohet ushtrisë Sovjetike dhe përjeton tmerret e luftës së Dytë Botërore kundër forcave të pamëshirshme Gjermane.
Rohani dhe Sani janë miq të mirë fëmijërie. Sani shkon për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të vogël të Rohanit, në Mbretërinë e Bashkuar. Djemtë e shikojnë këtë si një mundësi për tu takuar dhe argëtuar së bashku për një javë.
Një pluhur antik që kontrollon njerëzit, shfaq të njëjtin efekt tek të gjithë, por ndikon në mënyrë misterioze tek Xhim, të cilit i dhuron fuqi të pazakonta. Xhim dërgohet në një bazë nëntokësore ku stërvitet për të qenë i denjë për misionin e planifikuar për të mësuar pse jashtëtokësorët janë kthyer në Tokë dhe qëllimet e tyre lidhur me racën njerëzore.
Dy gazetarë suedez shkuan në Etiopi për të kërkuar mbi disa investime të dyshimta të kompanisë së naftës Lundin, por gjatë udhëtimit ata përfunduan të akuzuar për terrorizëm dhe situata e tyre u kthye e rrezikshme.
Kur gazetari i Uashington Post Jamal Khashoggi, zhduket në Stamboll,
e fejuara e tij dhe disidentët në të gjithë botën zbulojnë të dhëna për një vrasje dhe
ekspozojnë një tentativë globale për të mbuluar te vërtetën.
Ishulli Tianhuo i ngjan parajsës. Pothuajse i bën njerëzit të harrojnë se ndodhet në "Unazën e Zjarrit" në brezin vullkanik
me famë botërore Pacific Rim. Pas shpërthimit te vullkanit
fati i njerëzve në ishull është në rrezik.
Ndërsa po patrullonin kufirin babë e bir, Xhekson vret një djalë emigrant meksikan. Kur babai i Xheksonit përpiqet të marrë fajin, Xhekson ikën në jug me kalë, duke u bërë një gringo "i huaj i paligjshëm" në Meksikë. I ndjekur nga Policia e Teksasit dhe federatat meksikane, Xhekson udhëton nëpër Meksikë për të kërkuar falje nga babai i djalit të vdekur vetëm për të rënë në dashuri me vendin që ai ishte mësuar të urrente.
Në përpjekje për të shpëtuar anëtarin e fundit të familjes së tij, Gutjuk-u, një djalosh Aboriginal (autokton), bashkohet me ish-ushtarin Trevis për të gjetur Bajuara-n, luftëtarin më të rrezikshëm në vend, xhaxhain e tij.
Disa studentë të çmendur qëllojnë kudo në kafenenë e shkollës, ku mbajnë peng të gjithë studentët që janë brenda teksa Zoi, 17-vjeçarja e guximshme merr në dorë një detyrë të vështirë për t'iu kundërvënë pengmarrësve dhe për t'i shpëtuar të gjithë.