Një çift iranian që jeton në SHBA zihet në kurth brenda një hoteli kur disa ngjarje misterioze i detyrojnë të përballen me sekretet që kanë pasur midis tyre, në një natë që nuk mbaron kurrë.
Simone është një shkrimtare amerikane dhe muzikante në pension. Ajo pi ditë e natë ndërsa bën përpjekje me gjysmë zemre për të shkruar një libër të dytë. E izoluar nga bota, asaj po i mbaron koha dhe paratë. Ajo mban shtëpinë e saj dhe Jeep-in e vjetër si një litar shpëtimi për të kaluarën. Gjithçka ndryshon kur personazhi i saj në libër ngjallet dhe ndryshon gjithë jetën e saj.
Në shekullin e 19-të, një burrë shkon në një fshat të largët për të hetuar një sulm nga një kafshë e egër. Ai zbulon një sekret shumë më të thellë që ka në kontroll pronari dhe banorët e qytetit.
Një çift me probleme dhe vajza e tyre, shkojnë me pushime në një shtëpi të izoluar në moçalin e Luizianës për t'u rilidhur si familje. Por kur vijnë vizitorë të papritur, uniteti fillon të shpërbëhet.
Një burrë i pasur, i cili lejon gruan e tij të ketë lidhje te tjera për të shmangur divorcin, bëhet i dyshuari kryesor për zhdukjen e të dashurëve të saj.
Duke besuar se është ujk i ngecur në trupin e një njeriu, Xhejkobi ha, fle dhe jeton si i tillë. Kur familja e dërgon në një klinikë, ai dhe bashkëmoshatarët e tij detyrohen t'iu nënshtrohen formave gjithnjë e më ekstreme të terapive kurative. Megjithatë, kur takon macen e egër misterioze, Xhejkobi duhet të vendosë nëse do të heqë dorë nga vetvetja për dashurinë.
Të bllokuar gjatë një stuhie bore në një ndalesë pushimi të izoluar në male, një narkomane e cila arratiset nga qëndra e rehabilitimit zbulon një fëmijë të rrëmbyer të fshehur në një fugon që i përkiste dy prej njerëzve aty brenda.
Tre studentë kolegji duke filmuar një film horror e gjejnë veten të bllokuar në makthin e tyre më të keq. Shpresa e tyre e vetme për mbijetesë janë dy detektivë që gjejnë kamerën që lanë pas.
Një lagje është përfshirë nga tragjedi misterioze kur një i ri bëhet kanali i një shpirti të panjohur, 'AIYAI' i cili tërheq viktimat në fatet e tyre rrëqethëse.
Një studente e re, pasi humbet bursën për shkak të disa fotove të dala në internet të saj e pirë në një festë, ajo bëhet bashkë me një djalë që punon tek fotokopja e shkollës për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Kur motra e saj vritet dhe zbulohet jeta e saj e dyfishtë si interpretuese në internet, Grejs injoron paralajmërimet e një detektivi gjakftohtë dhe përfshihet në këtë rast.
Një ish-polic i turpëruar kërkon ngushëllim duke u zhvendosur i vetëm në pyll, por jeta e tij e qetë merr fund kur e rekrutojnë si hetues privat për të hetuar një vrasje.
Borrego ndjek një botanist të ri i cili zhvendoset në një qytet të vogël të shkretëtirës për të studiuar një specie bimore pushtuese. Ajo duhet të luftojë për mbijetesën e saj kur rrëmbehet nga një drogaxhi i papërvojë pasi avioni i tij rrëzohet në shkretëtirë.
Kur ish-skiatorja e verbër Sophie shkon për t’u kujdesur për macen në një rezidencë të izoluar, tre hajdutë hyjnë për kasafortën e fshehur. Mbrojtja e vetme e Sophie-së është veteranja e ushtrisë Kelly. Kelly ndihmon Sophie-në të mbrohet kundër hajdutëve për të mbijetuar.
Kur Pim dhe Put pengohen në një vrimë të çuditshme në murin e shtëpisë së gjyshërve, incidente të tmerrshme zbulojnë sekrete të këqija për familjen e tyre.
Një mësuese në qytetin e vogël të Oregonit dhe vëllai i saj sherif, zbulojnë se një nxënës po fsheh një sekret të rrezikshëm që mund të ketë pasoja të frikshme.
Një stiliste aspiruese e modës është në mënyrë misterioze në gjendje të hyjë në vitet 1960, ku ndeshet me një këngëtare të çuditshme. Por magjepsja nuk është gjithçka që duket dhe ëndrrat e së kaluarës fillojnë të plasariten dhe të copëtohen në diçka më të errët.