Një grup praktikantësh të FBI-së dërgohen në një ishull të largët për trajnimin e simulimit. Pasi mbërrijnë atje, ata kuptojnë se ndodhen në shënjestrën e një vrasësi serial, i cili mund të jetë dikush mes tyre.
Në një version të avancuar teknologjikisht të vitit 1939, gazetarja Polli Perkins dhe kapiteni Xhozef Sallivan ndërmarrin një hetim mbi zhdukjen misterioze të disa shkencëtarëve, por sa më shumë të reja dalin në shesh, aq më shumë ndërlikohet mision dhe Polli dhe Xho përfshihen në një aventurë të rrezikshme që mund të ndikojë në jetën e tërë njerëzve në botë.
Xhejk është një sekser i sukseshëm por një baba dhe një bashkëshort tmerrësit i keq. Një njeri i mistershëm rrëmben djalin e tij dhe nga Xhejk kërkon që të kalojë disa testime të cilat sjellin një fund të papritur.
Andrea është një djalë i ri ,që në përpjekje për të zbuluar të vërtetat misterioze rreth prejardhjes së tij, bashkëpunon me një agjensi tepër sekrete. Kështu, ai përfshihet në mënyrë të pavullnetshme në një studim shkencor që synon të ndikojë në shqisat njerëzore. Ai dhe të tjerë të piketuar si njerëz me ADN të rrallë dhe aftësi mbi normalen, detyrohen t'i bashkohen programit, që përfshin një trajnim tepër intensiv për të arritur kapacitetin maksimal të aftësive të tyre shqisore, duke marrë e dhënë informacione ndijore edhe pa stimulin përkatës. Nën efektin e drogave stimuluese, Andrea e gjen veten të vendosur në disa skenarë të çuditshëm dhe halucinacone që e bëjnë atë të vihet në dyshim për gjithçka, pa mundur të ndajë realitetin nga bota e simulimeve.
Një adoleshent dhe gjyshi i tij i cili është në prag vdekje, kryjnë investigime për botën e përtejme, në Miami. Aty takojnë një burrë misterioz i cili i punëson ata për të gjetur sekretin e pavdekësisë.
Një burrë kthehet nga ushtria në kërkim të motrës së tij të humbur, e cila u zhduk në mënyrë misterioze gjatë një festivali të çuditshëm tradicional, të quajtur “The Droving”.
Maud është një infermiere e re personaliteti i të cilës luhatet në kufijtë e besimit në Zot. Ajo caktohet si ndihmëse e Amandës shpirti i së cilës duhet shpëtuar nga djalli.
Xhoshua duhet të mbrojë motrën e tij binjake Eman që ka aftësi të mbinatyrshme dhe ta mbajë të fshehtë nga një agjent sekret që e kërkon për një program të fshehtë qeveritar.
Një djalosh vendos që të bëjë roje, gjatë natës, të kufomës së një ish-anëtari të komunitetit Ortodoks Çifut, dhe e gjen veten kundër një force të ligë, nën debutimin e tiparit elektrizues të shkrimtar-regjisorit Keith Thomas.
Kur Alphonse Kurian, një vrasës psikopat, fillon një rrjedhë vrasjesh, Samueli, një këshilltar mjeko-ligjor, përdor aftësitë e tij mjeko-ligjore për të zbuluar të vërtetën prapa këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Një çift i të njëjtit seks lëvizin në një qytet të vogël për të shijuar një jetë më të mirë dhe për të rritur vajzën e tyre me vlera të forta shoqërore. Por kur fqinjët bëjnë një aheng shumë të çuditshëm, asgjë nuk është siç duket në lagjen e tyre piktoreske.
Një grup të panjohurish, në pamje të parë me asgjë të përbashkët mes tyre, mbeten të bllokuar bashkë gjatë një sulmi ajror dhe mbetet në duart e shkrimtares së famshme Agatha Kristi që të zgjidh krimet që po ndodhin gjatë kësaj nate tepër të gjatë.
Një vajzë 16 vjeçare kthehet në shtëpi nga kampi dhe mëson se nëna e saj ka një të dashur të ri, një me të cilin ajo synon të martohet; një njeri, sharmi, inteligjenca dhe bukuria e të cilit e bëjnë të duket sikur nuk është aspak njeri.
Thriller psikologjik që ndjek hetimin e detektiv Reeves pas vdekjes së Laura Bennett dhe zhdukjen e vëllait të saj Xhek. I dyshuari në fjalë është misteriozi Andre Bennett.
Një fëmijë, që dikur njihej si detektiv, tani 32 vjeç, vazhdon të zgjidhë të njëjtat mistere të parëndësishme. Derisa një kliente naive i sjell çështjen e tij të parë “për të rritur”: të zbulojë se kush ka vrarë brutalisht të dashurin e saj.
Paul është një shofer kamioni që punon në Irak. Pas një sulmi nga një grup irakianësh, ai zgjohet dhe e gjen veten të mbyllur në një arkivol. Me vetëm një çakmak dhe një telefon, ai është një garë kundër kohës për t’i shpëtuar këtij kurthi klaustrofobik vdekjeprurës.