Nik Banister, një hetues privat i mendjes, lundron në botën joshëse të së kaluarës, kur jeta e tij ndryshohet nga klientja e re Mej. Një rast i thjeshtë bëhet obsesion pasi ajo zhduket dhe ai lufton për të mësuar të vërtetën rreth saj.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
Pasi dështon të bëhet polic, një entuziast misterioz shkon të vizitojë kushëririn e tij të pafat në Tajlandë. Njëri është mendjehollë dhe tjetri një dështak, por së bashku ata do të zgjidhin një vrasje.
Një histori e cila kalon nga e shkuara në tashmen vazhdimisht, që tregon se si traumat e fëmijërisë ndikojnë në të ardhmen tonë. Ndonjëherë për të shpëtuar nga tmerret e realitetit fshihesh në një botë imagjinare.
Kur asgjë nuk mund të bëhet për një pacient fatal të pagjumësisë familjare, në spital, një studente e mjekësisë transferon vëllanë e saj, në një strukturë sekrete
në bodrum për trajtim alternativ. A është pushtim demoni?
Nën hetimin si e dyshuar për vrasjen e burrit të saj, një grua zbulon detaje të martesës së tyre problematike, duke e bërë akoma më të paqartë çështjen.
Pas një takimi të rastësishëm me një njeri nga rinia e tij që e kishte harruar plotësisht, Fredi udhëton në kuptimin e plotë të fjalës po aq sa metaforikisht në të kaluarën e tij.
Katër studentë të shkollës së mjekësisë bëhen pjesë e një një eksperimenti të neuroshkencës, i cili del jashtë kontrollit dhe duhet të gjejnë një rrugëdalje para se të jetë tepër vonë.
Shejdisajd, 1978. Shkolla ka mbaruar dhe aktivitetet në kampin "Krahët e Natës" janë gati të fillojnë. Por, kur një tjetër anëtar i Shejdisajdërit pushtohet nga dëshira për të vrarë, argëtimi nën rrezet e diellit kthehet në një luftë të tmerrshme për mbijetesë.
Një këshilltare duke punuar me një grup të mbijetuarve të rrëzimit të një aeroplani gjen veten në rrënjët e një misteri, kur klientët e saj fillojnë të zhduken.
Një veteran i luftës së Gjirit gabimisht dërgohet në një institucion mendor për kriminelët e çmendur, ku ai bëhet objekt i eksperimenteve të një mjeku dhe jeta e tij preket plotësisht prej tyre.
Një grup kriminelësh bashkohen nën rrethana misterioze dhe duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar çfarë po ndodh vërtet kur një punë e thjeshtë kthehet e ndërlikuar.
Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
I fiksuar me kulturën mafioze dhe i dëshpëruar për t'u përshtatur, Tomasi përpiqet të fiksojë gjyqin ndaj Xhon Gotit në 1992. Ai beson se nëse plani ekzekutohet, ai do të vihen në qendër të asaj që ai idealizon. Por komploti dështon dhe në këtë histori përfshihen njerëz dhe ngjarje të vërteta me fantazinë.
Soren aspiron të jetë një vrasës serial. Ai zgjedh Mirandën si viktimën e tij të parë por të dy habiten pa masë kur kuptojnë që ajo është e pavdekshme. Këtu nis rrugëtimi për zgjidhjen e një misteri të pashpjegueshëm.
Një gazetare sekrete britanike depërton në kanalet e propagandës në internet, të të ashtuquajturit Shtet Islamik, vetëm për t’u tërhequr nga rekrutuesi i tij.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.