Një çift i ri dhe modern që shkojnë në Francë për të eksploruar një shtëpi nënujore dhe për të shpërndarë zbulimet e tyre në rrjetet sociale, i nënshtrohen një ndryshimi serioz të planeve kur ata hyjnë në brendësi të një shtëpie të çuditshme të vendosur në fund të një liqeni dhe prania e tyre zgjon një shpirt të errët që përndjek shtëpinë.
Një emigrante në kërkim të ëndrrës amerikane, e cila pasi detyrohet të marrë një dhomë me qira e gjen veten në një makth nga i cili nuk mund të shpëtojë.
Ana transportohet në një vend të rrezikshëm dhe ëndërrimtar ku ajo i bashkohet një ushtrie me vajza të cilat janë duke
u marr me një luftë që s'ka fund. Edhe pse ajo gjen forcë në këtë bote emocionuese, ajo kupton që nuk është vrasësja
që ato vajza kërkojnë që ajo të jetë.
Një thriller psikologjik që flet për shtatë miq që bashkohen për një fundjavë pas disa vitesh me shumë pak ose aspak kontakt. Ata janë ftohur, kanë vazhduar me jetën e tyre. Por sekretet e së kaluarës janë kthyer për t'i përndjekur, këtë herë me një kërcënim shumë real, gati për t’u ekspozuar në çdo moment.
U RREGULLUA FILMI! Një psikiatër, pacientja e së cilit kryen vetëvrasje, vuan shkatërrimin e familjes së tij pasi prezanton "vëllain" e viktimës me gruan dhe vajzën e tij.
Një mama e vetme zhvendoset në një fshat irlandez me djalin e saj. Ajo nis të dyshojë se ai nuk mund të jetë djali i saj dhe frika rritet për shkak të disa ngjarjeve të frikshme dhe misterioze që lidhen me një gropë në pyllin afër shtëpisë së tyre.
Sujin, e cila ka humbur kujtesën, për shkak të një incidenti të tmerrshëm, fillon të dyshojë për burrin e saj. Ajo e gjen veten të ngatërruar, midis realitetit dhe iluzioneve, të vërtetave dhe gënjeshtrave.
Duke udhëtuar në mes të maleve, Edmond Murray merr një telefonatë nga ish-gruaja e tij, duke lotuar. Djali i tyre 7-vjeçar u zhduk nga një vend kampingu. Së shpejti bëhet e qartë se fëmija është rrëmbyer dhe prindërit i ka mbytur dëshpërimi.
Një udhëtim për kamping në fundjavë midis gjashtë miqve të vjetër në "ujërat kufitare" të minesotës veriore kthehet në një ngjarje tragjike pasi njëri prej tyre vdes nën rrethana misterioze. Trazira të mëtejshme shkaktohen kur ata përpiqen të zbulojnë vrasësin brenda grupit të tyre.
Medison është e paralizuar nga vizionet shokuese të vrasjeve tmerruese, dhe torturimi I saj përkeqësohet teksa zbulon që këto ëndrra janë në fakt realitete tmerruese.
Trashëgimtarja e gjysmës së sindikatës së krimit Yakuza, krijon një aleancë të pakëndshme me një të huaj me humbje kujtese, i cili beson se një shpatë e lashtë lidh dy fatet e tyre.
Ajo duhet të nisë luftën kundër gjysmës tjetër të sindikatës që e dëshiron atë të vdekur.