Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Të fajësuar pa të drejtë nga një kriminel për vrasjen e një prifti, vëllezërit MekManus duhet të dalin prej andej nga janë fshehur për të luftuar për drejtësi në Boston.
Lusi punon prej 5 vitesh si përkthyese në Japoni. Gjithçka do të ndryshojë kur në jetën e saj vjen Lili, një vajzë që do i prishë punët mes saj dhe Teixhit. Një vrasje ndodh. Kush është fajtori?
Kur një kauboj i ri takohet rastësisht me një vajzë nga Lakota, zhdukja e saj e mistershme ndez një kërkim që zbulon një të shkuar të dhimbshme dhe një të ardhme të tmerrshme.
Mo Dajmond është një pastrues parash në Nju Jork i cili zgjohet pa kujtesë dhe me miliona dollarë të thata dhe drogë. Ai kërkon rrugët në kërkim të përgjigjeve ndërkohë që përpiqet t'i shmanget një bande të dhunshme dhe disa policëve të korruptuar.
Nëse është zbatuar ligji nuk do të thotë që është vënë drejtësia në vend. Ky është gjyqi kundër një regjisori të famshëm të "Bollywood" pasi ai akuzohet për përdhunim nga një anëtare e ekipit të xhirimeve.
Nata e paharrueshme e jetës së oficerit të LAPD-së, Ray Mandel dhe fillestarit Nick Holland i cili mëson për jetën e të qënurit polic në një natë të vetme, të mbushur me aksion, vrasje, ndjekje, dhe të papritura që ai nuk do t'i kishte imagjinuar kurrë.
Pasi del në internet informacioni personal i shumë qytetarëve të një qyteti të vogël, qyteti humbet kontrollin. Ndërkohë katër vajza të reja përfshihen në situatë duke u bërë shënjestër e qytetarëve.
I sapodalë nga burgu, Pat kthehet në biznesin e tij të klubit të natës. Edhe pse mirë nga gjendja financiare, ai nuk resht së menduari për njeriun që e futi në burg dhe shkon në Marbela për të gjetur Frenk Herris dhe për të kryer hakmarrjen e tij.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...
Djaloshi nga qyteza Shon Mekartur ka ardhur në qytetin e Nju Jorkut pa asgjë. Mezi fiton bukën e gojës duke shitur mallra falso nëpër rrugë, por fati i tij ndryshon kur takon falsifikuesin Harvi Borden. Kur menaxheri i Shonit, Harvi, e prezanton me botën e dyluftimit të rrugës, thuajse brenda natës ai kthehet në një yll të boksit duke mundur boksierë profesionistë dhe kampionë të arteve marciale në një sërë ndeshjesh tensionuese. Tani ai përballet me ndeshjen më të fortë të jetës së tij...
Detektivja private adoleshente tanimë aspirante për avokate në Nju Jork, Veronika Mars merr një telefonatë nga ish-i dashuri Logan Esholl dhe tërhiqet në brendësinëe sëmurë të qytetit të Neptunit, Kaliforni. E dashura e famshme e Logan, gjendet e vdekur dhe ai kërkon ndihmën e Veronikës për të pastruar emrin. Rikthimi në Neptun korrespondon me ritakimin pas 10 vitesh të gjimnazit; Veronika gjendet përballë miqve të vjetër dhe e ka shumë të vështirë të largohet për së dyti.
Ky është një version i përditësuar i një filmi aksion të viteve 80' ku dy detektivë të policisë së Majemit do të përfshijnë perspektivat e tyre personale në një aksion të fuqishëm antidrogë. Jetët e tyre tashmë janë në rrezik.
Një oficer policie i Alaskës, bashkohet me një vajzë të re e cila shpëtoi nga kthetrat e pamëshirshme të vrasësit serial Robert Hansen, për ta sjellë vrasësin përpara drejtësisë. I bazuar në ngjarje të vërteta.
Një hajdut mjeshtër për vjedhjen e makinave duhet t'i kthehet industrisë dhe të vjedhë me ekipin e tij 50 makina brenda një nate për të shpëtuar të vëllanë.