Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Hanse dhe Gretel, motër e vëlla që nuk flasin prej vitesh për shkak të vdekjes së prindërve të tyre. Rasti i rrëmbimit të mbretit nga një shtrigë e keqe do t'i bëjë ata të punojnë së bashku edhe pse nuk duan. Gjithçka merr zgjidhje nga një aventurë e paparë.
Në vitin 2006, një grup hajdutësh kryen atë që konsiderohet
si një nga vjedhjet më të famshme dhe më të zgjuara të bankave në historinë e Argjentinës.
Se si ata plaçkitën bankën Rio, është po aq befasuese sa ajo që ndodhi më pas. Kjo është historia e tyre.
Një revolucion feminist nis në gjimnazin Rokport, ku vajzat të lodhura nga standartet e dyfishta, ngacmimet dhe gjithmonë të qenit të nënvlerësuara nisin të rebelohen dhe të kërkojnë një ndryshim në botën që i rrethon.
Në mënyrë që të përparojë në karrierën e saj në botën dinamike të publicitetit në Mexico City, Rakel përpiqet të ribashkohet me shoqen e saj të shkollës së mesme Sesi e cila është bërë mbretëresha e mediave sociale. Por ndryshe nga ndjekësit, miqësitë nuk vijnë menjëherë.
Një dedektivi i komplikohet së tepërmi jeta kur e Pafrymë Mahoni përparon drejt tij, teksa ai përpiqet të luftojë me bandën e bashkuar të të Madhit Kapriço.
Një komedi e errët romantike. Tom dhe Janet janë lumturisht të martuar prej vitesh. Por një vizitë nga një i huaj misterioz çon në një trup të vdekur, shumë pyetje dhe një udhëtim të tensionuar të çifteve me miqtë që mund të mos jenë aspak miq.
Vendosur në fshatin Italian të viteve 1950,
filmi tregon historinë e Lolës dhe Masettos, një çift i ri,
pikëpamjet e të cilit për seksin paramartesor
ndryshojnë në mënyrë drastike.
Çfarë ndodh kur një polic entuziast province bashkë me dhinë e tij shoqëruese bashkëpunon me një polic të ndrojtur nga kryeqytetit? Të dy arrijnë të kapin një nga kriminelët më të mëdhenj të drogës në botë në një aventurë mbushur me humor, rrezik dhe karamele.
Një familje në prag të kolapsit e gjen veten të bllokuar në trupat e njëri-tjetrit. "E premtja e çuditshme " shkon në kishë, në këtë komedi familjare të ndjerë në zemër.
Pronari i një restoranti në Majami,
i gjendur në mes borxhesh, sajon një garë për të parë se cili prej kamerierëve
mund të fitojë më shumë para brenda një nate.
Dy prindër, që zakonisht thonë “jo”, vendosin t’u thonë “po”, kërkesave më të çmendura të fëmijëve të tyre, por me disa rregulla themelore, në një ditë të mbushur plot argëtim dhe aventura.
Kimi Shmit, një shkrimtare e famshme, niset drejt aventurës së saj më të madhe. Tre shtete, shpërthime, një hamburger që kërcen dhe një histori që ndryshon në çdo moment.
Xhoana është një grua e re që ëndërron të jetë pjesë e elitës së forcës së sigurisë kombëtare RAID. Babai i saj, ministër i Brendshëm, ndërhyn që ajo të pranohet si stazhiere, me qëllim që të zhgënjehet nga ëndrra e saj. Nga ana tjetër, Xhoana stërvitet nga Zheni, i cili nuk e pranon dot idenë e një gruaje në RAID dhe do të bëjë gjithçka për ta shmangur këtë...
Dy aktorë britanik nisin një rikrijim 6 ditorë të udhëtimit të Odiseut në Greqi, ku shikojnë bukuritë e vendit, mes mësimeve të historisë, humorit britanikë dhe problemeve të jetës së tyre.
I vendosur në vendin mbretëror të Zamundas, Mbreti Akim (Eddie Murphy) i sapo kurorëzuar dhe i besuari i tij Semi (Arsenio Hall) fillojnë një aventurë krejt të re që i bën ata të përshkojnë globin nga kombi i tyre i madh afrikan në rrethinat e Queens, New York - aty ku filloi gjithçka.
Me sfond qytetin madhështor të Rio de Zhaneiros dhe pyllin e harlisur tropikal të Brazilit, komedia plot aventurë ka në qendër Blunë, një papagall të rrallë që mendon se është i fundit i llojit të tij. Kur Bluja zbulon se ekziston dhe një tjetër si ai - dhe se ajo është femër - lë rehatinë e kafazit të të tij në një qytezë të Minesotës dhe niset për në Rio. Por vetëm dashuri me shikim të parë që nuk është midis Blusë së zbutur e të tmerruar nga fluturimi dhe femrës tepër të pavarur dhe sypatrembur me emrin Xhull. Të ngecur për të qëndruar me njëri-tjetrin, ata nisen në aventurën e jetës së tyre, ku mësojnë për miqësinë, dashurinë, kurajën dhe të qenit i hapur ndaj mrekullive të shumta të jetës.
Duke luftuar me bllokimin e shkrimtarit, një romanciere gjen frymëzim kur takon një djalë të çuditshëm, i cili vazhdimisht ndryshon karakteret dhe sjelljet për të përballuar të kaluarën dhe për të shmangur realitetin.
Katër shokë që nga shkolla e mesme, tashmë në të dyzetat e tyre kanë humbur esencën kohës. Jeta do sprovojë miqësinë e tyre duke i dhënë dikujt pushtet dhe dikujt vështirësi.