Të etur për të vënë në dukje suksesin e tyre përpara bullizuesve të vjetër dhe atyre që i shkatërruan adoleshencën, dy miqtë më të mirë kalojnë një natë të paharrueshme në ribashkimin e shkollës së mesme.
Mikeshat e ngushta, Barb dhe Star fillojnë aventurën e jetës së tyre kur vendosin të largohen nga qyteti i tyre i vogël mesdhetar për herë të parë në jetën e tyre dhe shkojnë në Vista del Mar.
Dyshja vdekjeprurëse më e çuditshme në botë: truproja Michael Bryce dhe vrasësi Darius Kincaid, tashmë, pa dëshirë janë së bashku në një mision kërcënues për jetën. Ende i palicencuar dhe nën vëzhgim, Bryce detyrohet të futet në veprim, i shtyrë nga gruaja edhe më e paqëndrueshme e Dariusit, mashtruesja famëkeqe ndërkombëtare Sonia Kincaid.
Thomas dhe Bea tani janë të martuar dhe jetojnë me Peter dhe familjen e tij prej lepujsh. I mërzitur nga jeta në kopsht, Peter shkon në qytet, ku takon personazhe të këqij dhe përfundon duke krijuar kaos për të gjithë familjen.
Të rriturit, Ted Tempelten dhe vëllai i tij, Tim, marrin një formulë magjike që i transformon në foshnja për 48 orë. Së bashku, ata tani duhet të pëmbushin një mision për të parandaluar një njeri të keq i cili dëshiron t'i kthejë njerëzit në zombi.
'Bad Hair' tregon historinë e Ana Bludso, një vajzë e thjeshtë që luton të arrijë majat.
Por edhe pse ka inteligjencën, nuk ka pamjen e duhur. A do mundet Ana të ndryshoj pamjen por pa harruar
indetitetin e saj të vërtetë?
Kur një palë xhinse të magjepsura fillojnë të vrasin stafin e një dyqani mode, i mbetet Libit, një shitëseje të re idealiste, të kuptojë arsyen dhe të ndalë tërbimin e tyre gjakatar.
Jeta e një sportisti ekstrem ndryshon përgjithmonë me largimin nga Teksasi për të garuar në kampionatin më prestigjioz të Kiteboarding në botë.
Gjatë rrugëtimit njeh një vajzë të zgjuar e cila e sfidon atë përtej sportit.
Diku në rivierën italiane, një përbindësh deti me aftësinë për të marrë formën njerëzore kur zbret në tokë, eksploron qytetin e Portorosos me shokun e tij të ngushtë, Alberton, duke përjetuar një verë që do t’i ndryshojë jetën.
Marta mund të jetë jetime dhe të ketë një sëmundje të rëndë, por ajo është shumë pozitive. Ajo do që një djalë të bjerë në dashuri me të. Dhe jo çdo djalë, por djalin më të bukur. Një ditë ajo e gjen dikë.
Dini adoleshent, po përpiqet të rilidhet me shoqen e tij të fëmijërisë, e cila ka nisur një jetë të re. Pikërisht në këtë kohë, ai takon dragoin e dëshirave, i cili i tregon magjinë e mundësive të pafundme...
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
Pedagogu Damien Mallet harton një plan për të ndihmuar një nga studentët e tij. Kur familja e Bahzadit është gati të deportohet, Damien merr masa. Së bashku me motrën dhe shoqen e tij më të mirë, ai dëshiron të luftojë për të drejtat e familjes.
Një festë e një të premteje mbrëma, tregohet përmes syve të: një vajze që s'përshtatej pas diplomimit, pasagjerit të saj dembel të Uberit, dashurisë së humbur prej kohësh dhe të dashurit neurotik që has vështirësi që të propozojë.