Një ish-bankier, gruaja e tij aktore dhe vajza e tyre rezervojnë pushime në një shtëpi moderne të izoluar në një fshatrat e Uellsit, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një anije mjekësore kërkimi dhe shpëtimi në hapësirë në fillim të shekullit XXII,merr një thirrje alarmante dhe ekuipazhi vendos t’i përgjigjet thirrjes duke bërë një kalim dimensional pa e ditur mirë se çfarë misteri i pret në anën tjetër.
Studentët e universitetit, duke planifikuar një provë të fillimit të guximit për shokët e tyre të klasës, zgjedhin një urë kampusi që thuhet se përndiqet nga një fantazmë hakmarrëse femër.
Trupat fillojnë të grumbullohen kur një infermiere, përdoruese e drogës, dhe kushëriri i saj përpiqen të gjejnë një veshkë zëvendësuese për një trafikant organesh.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Nusja e Frikshme: Një i ri amerikan udhëton në Rusi në kërkim të një nuseje, por ku takon vajzën e ëndrrave të tij, ai duhet të mbijetojë për t'u kthyer në shtëpi...
Një qytet i vogël malor kaplohet nga terrori teksa kufoma njerëzish zbulohen çdo hënë të plotë. Duke humbur gjumin, duke rritur një vajzë adoleshente dhe duke u kujdesur për babanë e sëmurë, oficeri Marshall përpiqet t'i kujtojë vetes, se njerëzit ujq nuk ekzistojnë.
Çelsi, një adoleshente, rrëmbehet përmes një aplikacioni në rrjetet sociale nga Bred dhe mbahet rob me vajzat e tjera që do të bëhen viktima të vrasjeve të filmuara të tij.
Për katër adoleshentë, dënimi për të kryer gjatë verës do të jetë caktimi i një vendi për të pastruar shkollën e tyre të mesme pas një incidenti të tmerrshëm. Por ata nuk janë vetëm; një bandë makabre e veshur me petkat e katër kalorësve të Apokalipsit - uria, murtaja, lufta dhe vdekja i ka mbyllur brenda dhe po i gjuan nëpër korridoret e shkatërruara të shkollës. Ndërsa katër studentët luftojnë për të mbijetuar, secili duhet të përballet me jehonat e mbinatyrshme të traumave të kaluara që ata janë përpjekur të harrojnë dhe mund të dënohen të rijetojnë.
Dan shfrytëzon aftësinë e tij për të parë fantazmat që të ndihmojë njerëzit që t’i thonë lamtumirë të dashurve të tyre, por kjo dhunti bën që një officer policie i vrarë të kërkojë ndihmën e tij në kapjen e një vrasësi të rrezikshëm.
Pas një aksidenti të tmerrshëm me makinë, Xhezabela kthehet në shtëpinë e fëmijërisë për t'u shëruar. Aty ajo përballet me një prezencë shumë të çuditshme që...
Një vajzë aventureske kalon nëpër një derë sekrete në shtëpinë e saj të re dhe zbulon një version të idealizuar të shtëpisë dhe prindërve të së saj të cilët nuk e kuptojnë, por në fakt asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një grup të rinjsh duan të provojnë një argetim ndryshe nga rutina e tyre. Ata vendosin të marrin pjesë në një lojë mes fushave të misrit edhe pse e dinin të shkuarën e errët të atij vendi. Loja merr një kthese të tmerrshme për 4 të rinjtë..
Një shkrimtar provon të kalojë një fundjavë i mbyllur në një far famëkeq për të shitur librin e tij të ri, por bie pre e ngjarjeve të parpritura paranormale.
Një grup i ri studentësh arrijnë të shpikin një makineri që lejon udhëtimin në kohë dhe më pas zbulojnë se po pushtohen nga forca të mistershme të universit të ardhura nga thyerja e ligjeve të kohës dhe hapësirës.
Një personazh i famshëm në rrjetet sociale udhëton bashkë me shoqërinë e tij në Moskë për të bërë filmime të reja për kanalin e tij në internet. Duke kaluar limitet dhe duke kërkuar rrezikun hyjnë në një botë të ftohtë misteri, dhune dhe rreziku.
Autorja e suksesshme Veronika Henli, e gjen veten të ngujuar në një realitet të tmerrshëm dhe duhet të zbulojë misterin e frikshëm të asaj çfarë po ndodh, përpara se të jetë shumë vonë.