Tre mjeshtër të panjohur të arteve marciale janë thirrur në një ishull misterioz për të konkurruar në një turne rezultati i të cilit do të vendosë fatin e botës.
Në kohën e luftëtarëve Vikingë dhe zotave të fuqishëm nordik, dy fëmijë të vegjël ndeshen me përbindësha dhe perëndi të inatosura që të parandalojnë një profeci të vjetër që mund të shkatërrojë botën.
Humbur në një ishull misterioz, ku koha nuk të bën të rritesh, Uendi duhet të luftojë për të shpëtuar familjen, lirinë e saj dhe shpirtin gazmor nga rreziqet vdekjeprurëse të rritjes.
Ishulli i Fantazisë drejtohet nga Z. Roarke i cili ka si qëllim të realizojë ëndrrat e fshehta të mysafirëve të tij. Por ky ishull i largët tropikal, nuk do i japë mysafirëve eksperiencën që ata presin.
PS: Ky Film është një përshtatje horrori i emisionit televiziv popullor të viteve '70 rreth një ishulli magjik.
Shumë kohë më parë në një fshat të largët, një vajzë e re shkon me vëllain e saj të vogël në një pyll të errët, e dëshpëruar për ushqim dhe punë. Aty ata do përballen me një të keqe të tmerrshme.
Pjesëtarët e mbijetuar të rezistencës përballen edhe njëherë me Urdhrin e Parë, dhe konflikti legjendar midis Jedit dhe Sith arrin kulmin duke i dhënë fund historisë Skajuoker.
Matilda ndan shtëpinë me prindërit dhe vëllain, të cilët nuk e duan dhe s'e vlerësojnë.
Kur drejtoresha i shkel në hak asaj dhe mësueses zemër-mirë, Matilda përdor fuqitë telekinetike për të marrë hak...
Vite pasi një fatkeqësi shkatërron planetin dhe e kthen pjesën më të madhe të njerëzimit në kafshë të uritura në gjak, një udhëtar ndihmon një grup të mbijetuarish të shpëtojnë veten.
Jeta e një djaloshi ndryshon kur ai njihet me një vajzë në shkollë. Ata së bashku krijojnë një botë imagjinare ku kalojnë kohën e tyre të lirë në një shtëpi pemë.
Pasha është një postier i zakonshëm i cili fillon të shohë ëndrra të pazakonta. Një ditë ai shpëton një vajzë nga një grup sulmuesish. Më vonë ai zbulon se ka një botë të mbinatyrshme nën tokën e Moskës dhe se ai është më tepër se një postier i rëndomtë.
Në një udhëtim për të gjetur kurën për një mallkim të një Tatarigami, Ashitaka e gjen veten në mes të një lufte midis perëndive të pyjeve dhe Tatara, një koloni minierash. Në këtë kërkim ai takohet edhe San.
Historia e një nate kthehet katastrofike për Terezën e cila e gjen veten të tërhequr në një botë egërsie ç'njerëzore. Gjatë gjithë kohës tundohet nga e bukura dhe e pavdekshmja Alison.
"Gjarpri i Bardhë" Realizimi kinematografik i një legjende klasike. Bukuroshja Blanca shpëtohet nga Xuani, një gjahtar gjarpërinjsh. Ajo ka humbur kujtesën dhe së bashku nisin një udhëtim për të zbuluar identitetin e saj të vërtetë. Por, ndërsa mësojnë më shumë për të kaluarën e saj, ata zbulojnë një komplot të errët të forcave mbinatyrore që luftojnë për pushtet, duke mbajtur në duart e tyre ekuilibrin e botës...
Ebigejll jeton në një qytet të izoluar shumë vite më parë, për shkak të një sëmundjeje misterioze. Babai i Ebit ishte një nga të infektuarit dhe e arrestuan kur ajo kur gjashtë vjeçe. Duke iu kundërvënë autoriteteve për të gjetur babanë e saj, Ebi mëson se qyteti i saj është në të vërtetë i mbushur me magji. Dhe zbulon që ajo vetë ka aftësi të jashtëzakonshme magjike.
Një film i animuar i nominuar për Oscar! Historia e Naoufelit, një djalosh i dashuruar me Gabrielën. Kurse në anën tjetër të qytetit një dorë e prerë arratiset nga një laborator, në kërkim të trupit të saj...
Sipas këshillës së babait të vet, Hal del në takime vetëm me gratë fizikisht të bukura. Situata ndryshon pasi ai takon një këshilltar shpirtëror që e hipnotizon atë që të shohë vetëm bukurinë e brendshme të femrave. Ai fillon të shoqërohet me Rouzmerin dhe gjatë kësaj kohe fillon të ndryshojë perceptimi që ai ka për bukurinë fizike.
Maleficenti dhe Aurora fillojnë të vënë re ndryshimet mes mbretërisë së njerëzve dhe asaj të Moorit.
Gjërat komplikohen kur qëllimet e liga do të nisin luftën mes këtyre mbretërive dhe kur fuqitë e errëta të futen në lojë.
Një miniserial prej 3 serish të bashkuara, i bazuar në historinë e librit të Çarls Dikensit, Ebenezer Skruxh përjeton një natë të errët me shpirtra pikërisht natën e Krishtlindjes, duke reflektuar mbi të gjitha veprat e jetës së tij.
Historia e rojes së farit dhe ndihmësit të tij të ri i cili e ka të ndaluar të ngjitet lart tek drita. Të ngecur në shkëmbin ku ndodhet fari kurioziteti i tij e çon në fatalitet dhe në sekrete të tjera.
Një apokalips zombish kërcënon qytetin e përgjumur të Little Haven në Krishtlindje duke detyruar Anën dhe miqtë e saj të luftojnë dhe të këndojnë në rrugën e tyre për të mbijetuar e shpëtuar të dashurit e tyre. Por së shpejti ata zbulojnë se askush nuk është i sigurt në këtë botë të re, dhe njerëzit e vetëm tek të cilët vërtet mund të mbështeten janë njëri-tjetri.