Mbreti Akrep bashkohet me luftëtaren e quajtur Tala, që është motra e mbretit Nubian. Së bashku ata kërkojnë legjendën relike të njohur si Libri i Shpirtrave, që do t'i ndihmojë t'i japin fund sundimit të së keqes.
Një departament qeveritar i njohur si 'Departamenti Gjashtë' emëron oficerin e tij më të mirë për të depërtuar në një forcë speciale të quajtur 'Xhandarmëtia Hyjnore', për të siguruar ndalimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuar në kryeqytet.
Një djalë i ri i cili i mbijeton një fatkeqësie në det përfundon në një udhëtim epik, aventurë dhe zbulimi. Gjatë udhëtimit, ai formon një lidhje të papritur me një tjetër të mbijetuar… një tigër të frikshëm Bengal.
Kur një nënë, Katerina dhe e bija, Elli, janë në momentet më të vështira, duhet vetëm të imagjinojnë si është të jesh në vendin e tjetrës. Falë magjisë, imagjinata e tyre bëhet realitet kur ndërrojnë trupat dhe jetojnë jetën e njëra-tjetrës...vetëm për një ditë.
Mamaja beqare, Tes Kolman dhe vajza e saj adoleshente, Ana nuk mund të ishin më të ndryshme se kaq. Kjo po i çmend! Pasi marrin dy biskota fati në një restorant kinez, zgjohen të nesërmen, në trupat e njëra-tjetrës. Çfarë do iu duhet të përjetojnë nën lëkurën e tjetrës dhe çfarë do e prishë mallkimin?
Në një realitet tjetër të Oklandit të ditëve të sotme, shitësi Kasius Grin e gjen veten në një univers makabër, pasi zbulon çelësin e fitimit të të mirave materiale. Ndërkohë që karriera e Kasius vjen në rritje, miqtë dhe kolegët e tij organizojnë një protestë kundër shtypjes së korporatave. Në ç'krah do qëndrojë ai?
Në Jetën e Përtejme një rojtar do ndihmojë një shpirt të humbur gjatë gjyqeve të tij, ndërsa dy ndihmësit e tij të tjerë ndihmojnë një ish-rojtar në tokë, duke zbuluar kështu dhe të vërtetën e historisë së tyre mijëra vjeçare.
Pasi një ngjarje anormale zhduk pothuajse plotësisht njerëzimin, një vajzë e arratisur dhe një gjuetar mashtrues, por guximtar
duhet të gjejnë një vend të shenjtë i cili mund të shpëtojë ose të shkatërrojë atë që ka mbetur nga njerëzimi.
Një i ri gjimnazist mund të shohë fantazma si dhe shpirtra të këqij. Një korrëse shpirtrash i transferon pa dashur fuqitë e saj dhe ai e gjen veten duke luftuar shpirtrat që e ndjekin dhe nga e kaluara...
Pas një zënke me të dashurin e saj, një romanciere e suksesshme
fillon turneun e librit të saj në Evropë ku takohet me ishin e saj dhe shoqen e tij, me të cilën ajo bie në
dashuri. Më pas ata marrin pjesë në një festë të një kulti të rrezikshëm.
Gjatë një aventure në botën e krimit, Han Solo njihet me bashkë-pilotin e tij të ardhshëm, Çubakan. Gjatë rrugës së tij takohet papritur me Lando Kalrisian, para se të bashkohet me Rebelimin.
13 vjeçarja Lili lufton për të mbrojtur qenin e saj Hagenin. Ajo shkatërrohet kur babai e lë qenin në rrugë. Duke besuar se dashuria mund çdo vështirësi, Lili vihet në kërkim të Hagenit për ta shpëtuar.
Dave është një njeri i martuar me dy fëmijë dhe ka një grua të dashur, dhe Mitch është një njeri i vetëm, i cili është në fillimet e jetës së tij seksuale. Një natë fatale, ndërsa Mitch dhe Dave po urinoni në një shatervan, godet rrufeja dhe ata nderrojne trupat.
Kit Gordy, një studente e re në shkollën Blackwood Boarding, ballafaqohet
me dukuritë e mbinatyrshme të kësaj shkolle dhe me fuqitë e errëta të drejtoreshës.
Një film fantazie që bazohet në një legjendë të vjetër kineze për një Herbalist i cili bie në dashuri me një gjarpër të bardhë të maskuar si një grua...
Pak nga pasardhësit e tyre janë bërë vrasës të pamëshirshëm mercenar, "Ujqërit e Aresit". Ljutobor, është një ushtar me një detyrë të vështirë në dorë. Ai përfshihet në konflikte të brendshme dhe fillon një udhëtim të rrezikshëm për të shpëtuar familjen e tij.
Si rezultat i një dëshire fëmijnore, arushi me pellush i Xhon Bennet, Ted, merr jetë dhe do të jetë shoku i tij më i ngushtë gjatë gjithë jetës së tij. Por shoqëria e tyre vihet në provë, kur e dashura e Xhonit i kërkon që të zgjedhë midis arushit dhe asaj. Ky film është cilësuar si një nga komeditë më të bukura të të gjitha kohërave.
Këtë radhë, kapiteni Xhak Sparou është i ngatërruar në një rrjet tjetër intrigash të mbinatyrshme. Del në pah, që Kapiteni Xhak i ka një borxh të përgjakshëm legjendarit Dejvi Xhouns, sundimtarit të thellësive të oqeaneve i cili është dhe kapiten i anijes fantazëm “Hollandezi Fluturues”. Nëse Xhaku nuk gjen një mënyrë dinake për të dalë nga kjo situatë, do të dënohet me shërbim të përjetshëm ndaj Dejvi Xhounsit. Dhe sikur kjo mos të mjaftonte, Kapiteni Sparou i shkakton probleme të tmerrshme dasmës së Uill Ternerit dhe Elizabeth Shuan, që shumë shpejt e gjejnë veten brenda tek aventurat e pafata të Xhakut.
Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur te plotfuqishmin Thanosin, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t'i japë fund universit.