Edge of Tomorrow (2014)

Edge of Tomorrow” zhvillohen në të ardhmen, në të cilën një racë alienësh kanë sulmuar Tokën me një ushtri të pathyeshme nga asnjë ushtri. Togeri William Cage (Tom Cruise) është një funksionar ushtarak pa asnjë përvojë lufte që gjendet I katapultuar në një mision vetvrasës. Cage në fakt vritet vetëm pak minuta pasi fillon luftimi, por më pas e gjen veten të hedhur në një qark rrethor që e detyron të përjetojë të njëjtën betejë fatale vazhdimisht duke e bërë edhe të vdesë vazhdimisht. Por pas cdo beteje, Cage bëhet gjithnjë e më I zoti në luftën ndaj kundërshtarëve në sajë edhe të ndihmës që i jep ushtarja e forcave speciale, Rita Vrataski (Emily Blunt). E ndërsa Cage e Rita luftojnë së bashku kundër alienëve,duke u bërë gjithnjë e më të fortë, përsëritja e cdo beteje përfaqëson një hap përpara drejt mundjes përfundimtare të kundërshtarëve. Filmi aksion është një përshtatje kinematografike e romanit me të njëjtin titull shkruar nga Hiroshi Sakurazaka dhe ilustruar nga Yoshitoshi Abe.

RoyaleClub.co – Baste & Kazino

DAKA BRAND

Filma24

FILMA24.LOL - ADRESA E RE ZYRTARE! INSTALONI APLIKACIONET QE TE MOS JU BLLOKOHET FAQJA:
This is default text for notification bar