Pas shpëtitimit nga një ortek gjatë pushimeve në Alpe, fillojnë çrregullimet në çift ku të gjithë fillojnë të rivlerësojnë jetën e tyre dhe mënyrën si ndihen për njëri tjetrin.
Një grua polake shkon me motrën e saj në Amerikë në kërkim të ëndrrës amerikane por motra e saj e sëmurë nuk e kalon dot kufirin, ajo detyrohet të bëjë një jetë bordellosh. Një prestigjator përpiqet ta shpëtojë dhe ta bashkojë me të motrën por gjërat nuk janë aq të thjeshta.
GRA USHTARAKE : Nuk është e lehtë të jesh bashkëshortja e një ushtaraku në krye të detyrës. Një grup me gra vendosin të krijojnë një kor sa për të shtyrë kohën e pritjes së kthimit të bashkëshortëve por shume shpejt do ta shohin veten në qendër të vëmendjes se medias për një lëvizje globale.
Historia rrëqethëse e një grupi hebrenj që punuan me Rezistencën Franceze gjatë Luftës së II Botërore kundra nazistëve dhe arritën të shpëtonin me mijëra jetë fëmijësh.
Home një dokumentar me Titra Shqip i vitit 2009, filmuar nga hapësira dhe tregon për 54 vende të ndryshe në Tokë dhe larminë e jetës. Këtu shfaqet thuajse i gjithë planetin, të varfërit luftojnë për të mbijetuar, ndërkohë që të pasurit vazhdojnë të gërmojmë për burime për të cilat nuk mund të jetojmë. Por dhe se si njerëzimi kërcënon ekuilibrin ekologjik të planetit.
Një torturues i padukshëm ngacmon një autor tërheqës pasi një ndërprerje energjie shkakton zjarre, plaçkitje dhe përshkallëzim të dhunës gjatë Verës së Samit në New York në 1977.
Nga regjizori Stephen Gahan vjen Syriana, një thriler politik që shpalos intrigat e industrisë së naftës botërore. Nga marrëveshjet e njerëzve mbrapa zyrave të Uashingtonit, tek burrat që punojnë tek fushat e naftës së Gjirit Persik, historitë e shumta të këtij filmi lidhen së bashku për të ndriçuar pasojat njerëzore të ndjekjes së egër për pasuri dhe pushtet. Kur një punonjës i CIA (George Clloney) nis të zbulojë të vërtetën shqetësuese rreth punës të së cilës i kishte përkushtuar jetën, një komisioner nafte i suksesshëm (Matt Damon) përballet me një tragjedi familjare të paimagjinueshme dhe gjen “ngushëllim” tek marrëveshja e tij me një princ idealist të Gjirit (Alexander Siddig). Një avokat koorporate (Jeffrey Wright) përballet me një dilemë morale kur mashtron në bashkimin e dy kompanive të naftës së Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që matanë globit, një adoleshent pakistanez të cilit i kanë hequr të drejtat qytetare (Mazhar Munir) bie pre në mundimet e një prifti karizmatik për ta rekrutuar. Secili luan jesën e tij të vogël në sistemin e madh dhe të ngatërruar që i jep fuqi industrisë, pa e ditur se çfarë ndikime shpërthyese do të kenë jetët e tyre mbi botën.
Ben Sandersoni, një skenarist Hollivudian i cili ka humbur gjithçka për shkak të alkoolizmit të tij, mbërrin në Las Vegas për të pirë deri në vdekje. Atje, ai takon Seran, një prostitutë, me të cilën formon një lidhje.
Takimi i parë i dy të rinjve me ngjyrë, merr kthesë të papritur kur një polic i ndalon për shkelje të vogël rrugore. Kur situata përshkallëzohet, Slimi merr armën e oficerit dhe e qëllon. Tani, të etiketuar si vrasës policësh, ata mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të marrin arratinë. Një film mbi sjelljen agresive të policisë ndaj zezakëve në Amerikë. Një Boni & Klajd i ditëve të sotme...
Një notere mundohet të shfrytëzojë punën e saj për të bindur çiftet në prag divorci që të qëndrojnë së bashku teksa në jetën e saj si një besimtare e devotshme kristiane shfaq probleme në të mbeturit shtatzëne.
Një ish-basketbollist me karrierë dikur premtuese në basketboll, tashmë lufton me alkoolizmin. Jeta i jep një mundësi të dytë: të stërvitë ekipin e shkollës së mesme, ku dikur kishte shkëlqyer vetë. A do mund të përfitojë dot ai nga kjo mundësi?
Ndërsa përgatitet të ekzekutojë një tjetër të burgosur të dënuar me vdekje, Bernadin duhet të përballet me demonët psikologjikë dhe emocionalë që puna e saj krijon, së fundmi lidhur me të burgosurin e radhës.
Një thriller me personazhin kryesor një vajzë që jeton vetëm. Një vrasje që ndodh në shtëpinë e saj shton misterin se gjithmonë dikush është duke e ndjekur.
Një vajzë e bukur dhe e zgjuar, Ema, e vendosur në Anglinë e viteve 1800 e shtyn kohën duke bërë mblesëri në rrethin e saj shoqëror, por refuzon të martohet vetë. Ndonjëherë e shkujdesur dhe e nxituar, Ema harron të shikojë më pranë saj.
Në Amerikën e viteve 1960, dy sipërmarrës ambicioz me ngjyrë i futen botës së pronave të patundshme dhe bankave duke përdorur një djalosh të ri të bardhë si përfaqësuesin e tyre, teksa vetë kontrollojnë gjithçka prapa skenave.
Një ultras i skuadrës së Napolit, përballet me realitetin e së shkuarës së tij, duke u përpjekur t'i japë vetes, por edhe një ndjekësi të tij të ri, një të ardhme ndryshe.
Një djalë intrigohet nga një studente misterioze dhe e çuditshme e quajtur Stargirl dhe e kalon kohën e tij duke u përpjekur të dijë më shumë rreth saj.
Kur një virus vdekjeprurës përhapet globalisht, 4 miq kërkojnë një strehë për t'u mbrojtur nga murtaja. Por ndërsa shmangin të infektuarit, udhëtarët ndizen me njëri-tjetrin dhe kërkimi i tyre merr një rrjedhë tjetër.
Jetët e dy familjeve të kundërta përplasen me njëra tjetrën kur fëmijët e tyre krijojnë një lidhje që çon drejt një ngjarjeje tragjike.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta në jetën e ikonës franceze, Jean Seberg. Në fund të viteve 1960, FBI e shënjestroi atë për shkak të përfshirjes së saj politike dhe romantike me aktivistin e të drejtave të të zinjve Hakim Jamal.
Artisti dhe poeti i internuar Mustafa nis një udhëtim për në shtëpi me pastruesen e shtëpisë dhe vajzën e saj; së bashku trioja duhet t'u shpëtojë autoriteteve të cilët frikësohen se fjalët e Mustafait do të nxktin rebelim.
Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris ky thriller investigues të zhyt në grupet ekstremiste myslimane qërriten në shtetet perëndimore dhe mund të sulmojnë nga momenti në moment.
Historia e Benit, një vajzë 9 vjeçe me probleme të theksuara vetëkontrolli, por që kërkon pa reshtur dashurinë e njerëzve që e rrethojnë.
Një vit pas humbjes së burrit të saj, Nicole vendoset në Purity Falls me fëmijët e saj të rritur, Xhustina dhe Xhejson. Fqinja e tyre e pasur duket e këndshme, duke e vendosur shpejt Xhejsonin me punë në mënyrë që familja të ketë të ardhura. Por, kur një fqinj i ri mbytet në pishinë, gjërat fillojnë të bëhen të rrezikshme.