Jeta e vërtetë e një prej baballarëve themelues më të mëdhenj të Amerikës dhe sekretarit të parë të thesarit, Aleksander Hamilton, e kapur live në Broadway nga Teatri Richard Rodgers me kastin origjinal të Broadway.
Lidhja mes Filipit dhe Rashelës, të cilët nuk qëndrojnë dot larg nga njëri-tjetri, por janë të ndarë nga klasa e tyre sociale. Pasi bëjnë një fëmijë, Rashela përballet me pasojat që do ta lëndojnë gjithë jetën.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë. Al Pacino luan rolin e yllit të rokut në vitet '70, Deni Kollins, i cili nuk hiqte dot dorë nga droga. Por, kur menaxheri i tij zbulon një letër 40-vjeçare që ia kishte shkruar Xhon Lenoni, ai vendos të ndryshojë drejtim dhe niset në një udhëtim për të rigjetur familjen e tij dhe për të nisur aktin e dytë në jetë...
Historia e Florenc Foster Xhenkins, një gruaje të pasur nga Nju Jorku e cila ëndërronte të bëhej një këngëtare opere, pavarësisht zërit të saj të tmerrshëm muzikor.
Filmi tregon sekretet e jetës së të famshmit Silvio Berluskoni, pasionin e tij për pushtet, femra dhe egon e tij të pakënaqur. Futemi në hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur në ngjarjet që asksush nuk i di, me një varësi personazhesh dhe ngjarjesh, që një në një mënyrë a në një tjetër, të gjitha sillen rreth tij.
Në fushë, ai luftoi 'Luftën e Ftohtë'. Në mendjen e tij, ai luftoi çmendurinë e tij.
Një film i përshtatur në kohën kur "Kampioni Amerikan i shahut Bobby Fischer" përgatitet për një ndeshje legjendare kundër rusit Boris Spassky.
Rrëmbyesi serial i miliarderëve, në kërkim të dëmshpërblimit, Logani, ka qenë në krye të krimit në Hong Kong. Tani, banda e tij synon të pasurit përtej Hong Kongut, ndaj ka ardhur koha që policia të ndërhyjë, duke u infiltruar në radhët e saj.
Sara është një çifute polake 13-vjeçare, e cila gjen strehim në shtëpinë e një fermeri dhe gruas së tij. Shumë shpejt, ajo mëson sekretet e errëta të martesës së tyre, duke i përzierë me sekretin e madh që duhet të mbrojë, identitetin e saj të vërtetë.
Bazuar në një histori të vërtetë, North Face është një dramë mbijetese në lidhje me një konkurs për të ngjitur fytyrën më të rrezikshme shkëmbore në Alpe. E vendosur në vitin 1936, pasi propaganda naziste u bën thirrje alpinistëve të vendit të pushtojnë fytyrën e masivit zviceran, Eigerin, dy alpinistë gjermanë të etur fillojnë sfidën e tyre të guximshme.
Krimet e tij ishin tronditëse, stili i jetës ishte tërheqës dhe reputacioni i tij ishte legjendar.
Bazuar në histori të vërtetë, Angel of Evil rrëfen ngritjen dhe rënien dramatike të një prej bandave më famëkeqe dhe karizmatike të Italisë,
Renato Villanzasca.
Jeta e Al Capones (Tom Hardy) 47 vjeçar, pas 10 vjetësh burg, kur fillon të vuajë nga çrregullimet mendore dhe përndiqet nga e shkuara e tij e dhunshme...
Spartaku, me origjinë nga Trakia, lindur dhe rritur skllav, vazhdimisht rebelohet kundër autoriteteve që ka mbi krye. Megjithatë natyra e tij rebeluese e udhëheq në një tjetër drejtim, kur blihet nga stërvitësi i gladiatorëve, Lentulus Batiatus.
Një i ri që u dënua me shtatë vjet burg për vjedhjen e një zyre postare, përfundon duke kaluar tre dekada në izolim. Gjatë kësaj kohe, personaliteti i tij zëvendësohet nga alter-egoja e tij, Charles Bronson.
Filmi biografik në lidhje me shpikësin dhe projektuesin e armëve Mikhail Timofeevich Kalashnikov (AK-47). Rruga e gjatë që ndoqi një djalë 28 vjeçar për të krijuar armën
legjendare AK-47 e cila edhe sot është simbol i armëve të përparuara të kohës sonë.
Historia e reperit Tomaz Çada, me shpirtin e një poeti dhe prirjen për t’u ngatërruar në telashe serioze. Çada, i vërtetë dhe i sinqertë ndaj dhimbjes në tekstet e tij, vdiq në rrethana të pashpjegueshme, duke tronditur fansat dhe vajzën që ai e donte.