Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të?
A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?
Një oficer spiunazhi i elitës amerikane bashkë me një skuadër taktike komando provon të nxjerrë jashtë vendin në fshehtësi një oficer policie me informacion tepër të rëndësishëm.
Të detyruar pët të jetuar në nëntokë nga akullnajat ardhëshme, një pjesë e të mbijetuarve duhet të luftojë për të ruajtur njerëzimin kundër një kërcënim edhe më të egër se natyra.
Historia ndjek Xho-nw, një shofer kamioni i rrënuar që është mbërthyer nga kujtesa e gruas dhe fëmijës së tij të vdekur. Ai takon Xhulin, një grua me prirje shpirtërore, e cila bashkohet me Xho-në në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpirtin e humbur të vajzës së saj në koma, Billit.Por shpirti i bashkëshortes së vdekur të Xho-së,Meri,pushton trupin e vajzës së re dhe është e të vendosur për të zgjidhur çështjen e saj të papërfunduar me të gjallët.
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Në familjen e superheronjve, këtë herë, në qendër të vëmendjes është Helena, duke e lënë Bobin në shtëpi me fëmijët, në heroizmin e përditshëm të jetës "normale". Është një tranzicion i vështirë për të gjithë, që ashpërsohet nga fakti se familja ende nuk është në dijeni të superfuqive të reja të Xhek-Xhekut dhe të papriturave që ngacmojnë qetësinë e tyre dhe jo vetëm...
Një njeri me një të kaluar misterioze shkon në një qytet të infektuar nga krimi dhe terrori. Ai e merr ligjin në duart e veta, që të shpëtojë njerëz të pafajshëm dhe të mbrojë një nënë të re me fëmijën e saj.
Ish krimineli Xhejkob Sternvud detyrohet të rikthehet në Londer kur djali i tij perfshihet në një grabitje e cila dështoi. Për vite të tera ai i ka fshehur gjurmet e tij, por detektivi Maks Levinski s’ka reshtur kurre së kerkuari Xhejkobin.
Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.
Në vitin 2029, një skuadër speciale e policisë lufton një grup terrorist që kundërshton ribashkimin e dy shteteve koreane. Por, pas kësaj lufte, qëndrojnë intriga dhe të fshehta pa fund...
Ito, një vrasës me pagesë, pjesë e Triadës aziatike, gjendet në luftë mes bandës së tij dhe dëshirës për të shpëtuar një vajzë të vogël nga vdekja e pamëshirshme.
Duke u përpjekur të kontrollojë qytetin, kryetari i bashkisë i hap derën Mafies Ruse.Shumë shpejt ai kupton që ata nuk kanë të ndjekur rregullat e tij.Për të zgjidhur problemin ai pranon bashkëpunimin me Kartelin Meksikan. Kur Mafia Ruse e kupton këtë gjë, rrëmbejnë vajzën e kryetarit të bashkisë, aty nis dhe loja më e rrezikshme.
Audri dhe Morgana janë shoqe të ngushta, të cilat përfshihen pa dashje në një konspiracion ndërkombëtar, kur njëra prej tyre zbulon që i dashuri i saj që e ka lënë atë, në të vërtetë ishte spiun.
Detektivët Çin Fong dhe Tang Ren shkojnë në Nju Jork për të marr pjesë në Garën Botërore të Detektivëve. Ata duhet të kapin vrasësin serial për të fituar çminim e madh dhe vendin e parë si detektivët më të mirë.
Shtetet e bashkuara punesojne Geri Lejn te shetise gjithe boten qe te gjeje nje kure qe te ndaloje epidemine Zombi qe ka prekur gjith boten dhe qe rrezikon shfarrosjen e njerezimit...