Batman, Batgirl dhe Robin krijojnë një aleancë me Breshkat adoleshente Ninxha për të luftuar kundër armikut të betuar të breshkave, Copëtuesi, i cili është bashkuar me Ra's Al Ghul dhe me Ligën e vrasësve.
Qyteti Batavia, një qytet i bukur që po frikësohet çdo ditë nga rritja e krimeve. Në mes të këtij tmerri, një regjisor Bono dhe shoku i tij, Uauan, gjejnë Srimajën, një kameriere të thjeshtë. Kjo është historia se si një vajzë e thjeshtë kthehet në heroinën e një qyteti.
Në përpjekje për të rikrijuar formulën e tij dhe për të rregulluar fytyrën e shpërfytyruar, doktori Pejton Uestlejk pranon të bashkëpunoj me një nga mjeket përgjegjëse për gjendjen e tij. Por situata bëhet më e ndërlikuar, kur armiq të egër dëshirojnë të shfrytësojnë Uestlejkun, dhe ai gjendet në një kryqëzim në lidhje se me çfarë duhet të bëjë.
Rikthehen Njeriu i Errësirës dhe Duranti.
Këtë herë, Duranti ka në plan të marrë përsipër tregtinë e drogës të qytetit duke përdorur armatime të teknologjisë së lartë. Njeriu i Errësirës duhet të ndërhyje për ta ndaluar Durantin një herë e përgjithmonë.
Një ambasador musliman, të larguar nga atdheu, fati e bashkon me vikingët, aq të ndryshëm nga ai. Shumë shpejt, ata gjejnë gjuhën e përbashkët, duke u bashkuar për të luftuar një të keqe të madhe, një ushtri mizore, që mendohej se ekzistonte vetëm në legjendë.
Një vajzë e re futet në një një program televiz që të ndihmoj familjen, por ndeshet me probleme kur një grup i çuditshëm fillon ta përndjek. Ajo përpiqet të luftoj që të ruaj jetën, teksa zbulon më shumë për të shkuarën e saj të errët.
Pasi sherifi i tiran i Notingamit i rrëmben të dashurën, Robin Hudi legjendar, bashkë me miqtë e tij rebelë, nisin një mision të guximshëm për të shpëtuar atë dhe popullin, nga regjimi mizor i sherifit.
Gutshot Straight : Një kumarxhi përfshihet në një lojë parash dhe fuqie për t'u pasuruar sa më shpejtë, por herët e kupton se ai është pjesë e një kurthi që mund t'i kushtojë jetën.
Pas ndërhyrjes në një mision të fshehtë, Ndëshkuesi burgoset nga agjentja e S.H.I.E.L.D. dhe Hakmarrësve, Vejusha e Zezë. Nën urdhrat e drejtorit Nik Fjuri, Ndëshkuesi dhe Vejusha e Zezë dërgohen në një mision për të ndaluar Leviatanin, një organizatë globale terroriste që ka në plan t'ia shesë teknologjinë e vjedhur nga S.H.I.E.L.D. ofruesit më të lartë. Të dy duhet të punojnë bashkë që ta ndalojnë këtë teknologji të bjerë në duart e gabuara. Fati i botës dhe i Hakmarrësve varet prej tyre.
Detektivi i ri Di sapo ka ardhur në kryeqytetin Loujang dhe përfshihet në një çështje të mistershme me një përbindësh të quajtur "Dragoi i Detit." Gjatë këtij misioni epik ai zbulon një konspiracion që rrezikon të gjithë Dinastinë Tang.
U RREGULLUA VIDEO!
Një detektiv i dënuar rekrutohet për të zgjidhur një seri vdekjesh misterioze që kërcënojnë të vonojnë kurorëzimin e perandoreshës Vu.
Një grup rebelësh të fshehur në luginat e Çambalas, që në të shkuarën terrorizonte Indinë, përçahet pas vdekjes së liderit të tyre. Disa prej tyre përpiqen të ndihmojnë një vajzë të plagosur dhe të fillojnë një jetë të re, ndërsa pjesa tjetër kërkon hakmarrje. Të ndjekur nga policia ata kalojnë luginën e egër për të mbërritur në qyteti e Dolpurit.
Një njeri që po kaon në Meksikë me një shumë prej $2,000,000, dhe me një të kaluar të njollosur,
e gjen veten në një sulm të rrezikshëm në qytetin e qetë, El Fronteras.
Në pritje të fillimit të luftës Sino-Japoneze, një spiun kthehet në Kinë për tu hakmarrë, por e gjen veten në mes të një seti loje intrigash, dashurie dhe skemash të papritura.
Doktor Vasegaran dhe asistentja e tij Nila kërkohen për të ndihmuar pasi telefonat celularë nisën të fluturojnë në mënyrë misterioze në Çenai. Vasegaran risjell në jetë robotin e tij të besuar Çiti për t'iu kundërvënë zogut me fuqi të mbinatyrshme Pakshirajan.
Një shofer pastrueseje dëbore i pikëlluar, kërkon të hakmerret ndaj trafikantëve të drogës, të cilët i vranë djalin. Bazuar në filmin norvegjez të 2014-ës "Sipas radhës së zhdukjes".
Në shekullin e 19-të, një masakër brutale dhe vrasja e Sulltan Hamzait nga kapiten Van Trahu dhe ushtarët holandezë, e detyrojnë Aranën, të marrë me vete djemtë e mitur të sulltanit, Xhamarin e Suvon dhe të largohen. 20 vjet më pas, Arana u thotë djemve se është koha për t'u kthyer në atdhe, që të hakmerren për vdekjen e babait të tyre...
I moshuar, i sëmurë dhe në pamundësi për t'u pajtuar me atë që ka qenë dhe me atë që është bërë, Flini është i vendosur të ndërrojë jetë i mbushur me lavdi.