Homicide detective John Hobbes witnesses the execution of serial killer Edgar Reese. Soon after the execution the killings start again, and they are very similar to Reese's style.
Kur disa fshatarë në një varkë peshkimi vrasin një peshkaqen të madh të bardhë, shpirti i tij kthehet për t'u hakmarrë dhe shumë shpejt, fillon të sulmojë qytetin e vogël të Smallportit.
Cyborg i cili dikur u përpoq për të vrarë Sarah Connor është i vdekur, dhe një tjetër T-101 tani duhet të mbrojë djalin e saj adoleshent, Xhon Konorin, nga një Terminator edhe më i fuqishëm dhe i avancuar, T-1000.
Dagllasi, një ekspert Spitfire i shkatërruar dhe i vetmuar, duhet ta lërë pas të shkuarën e tij për të drejtuar një ekuipazh bombardues të Lankasterit në luftën e rëndësishme ajrore mbi Berlin, në vitin 1944.
Xhin Grej fillon të zhvillojë një forcë të pabesueshme që e kthejnë atë në një Foniks djallëzor. Tani Burri-X do të duhet të vendosë nëse jeta e një anëtari të ekipit është më e rëndësishme se e gjithë njerëzimit.
Dy veteranët e luftës së Bosnjes, një amerikan dhe një serb, ndodhen papritur në një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin, teksa njëri shfaq qëllimet e tij të vërteta…
Dy gjuetarë thesaresh zbulojnë një arkivol të mbyllur dhe zgjojnë një mumje, i cili ka pritur vite për t'u rikthyer dhe për ta shfarosur njerëzimin nga faqja e Tokës. Në garë me kohën, ata mundohen ta ndalojnë mumjen që të mos bëjë kërdinë në botën moderne.
Një "Sajborg" i krijuar si makineri vrasëse, shpëton nga vendi ku u krijua, me ndihmën e një punonjëse të shtetit dhe ai përpiqet të shpëtojë nga shkencëtarët e rrezikshëm që e krijuan.
Një toger policie, skuadra e tij dhe një vigjilent përfshihen në një skemë të rrezikshme me një burrë me probleme, i arrestuar kohët e fundit, i cili lidhet me rrëmbimet e femrave ndër vite.
Burrat me të Zeza kanë mbrojtur gjithmonë Tokën nga llumi i universit. Në këtë aventurë të re, ata përballen me kërcënimin më të madh deri më sot: me një spiun në organizatë.
Xheki Çan dhe ndihmësi i tij i paaftë nisen në një kërkim pëmes Europës që të gjejnë një thesar misterioz i cili ndodhet nën zotërimin e një organizate të errët murgjish.
Xhon Uiki është në arrati, pasi ka vrarë një anëtar të shoqatës së vrasësve ndërkombëtarë. Me një çmim prej 14 milionë dollarësh për kokën e tij, tashmë ai është objektivi i çdo qitësi.
Një agjenti sigurimesh të ORC-s, pasi i lindin dyshimet që ka manipulime me një robot, ai fillon disa hetime. Zbulimet që bën ai, mund të kenë pasoja të pamenduara për të ardhmen e njerëzimit.
Agjencia kripto-zoologjike Monark përballet me disa përbindësha me përmasa gjigante, përfshirë Godzillën e fuqishëm, i cili ndeshet me Mothran, Rodanin dhe armikun e tij më të fundit, Mbretin Gidora me tre koka.
Me një punë të ndershme dhe bashkëshorte të dashur, Nik Brener besonte se kishte shpëtuar nga e shkuara e tij kriminale. Por grupi i tij i vjetër nuk e kishte harruar atë dhe paratë që kishte vjedhur kështu që i marrin njeriun e tij më të dashur, bashkëshorten. Nik nuk ka asgjë për të humbur dhe shkon drejt rrugës së hakmarrjes.
Një oficer policie egjiptian kthehet kundër sistemit, për të mbrojtur parimet dhe idealet e tij. Filmi daton nga mbretërimi i mbretit Faruk, para revolucionit të vitit 1952 në okupimin anglez të Egjiptit.
Një ish i dënuar për një krim të sindikatës vendore është betuar të ndëshkojë shefin e tij pas 22 vitesh burgim të padrejtë. E vetmja gjë që po devijon planet e dhunshme është marrëdhënia e rifituar me të birin e tij të dashur.
Ekzekutori virtuoz, Xhim Konlon me nofkën “Varrmihës”, në një moment të vështirë për të mbrojtur të birin e tij do të vrasë djalin e shokut të tij të ngushtë dhe njëherazi të bosit të mafies. Sado që Xhimi do përpiqet për ta bindur ta falë dhe ta lejë atë dhe familjen e tij të qetë, mafiozi do t'i shpalli atij menjëherë "luftë" duke dashur të hakmerret kundrejt tij dhe të birit.