Agjenti i Shërbimeve Sekrete Mike Banning kërkohet për vrasjen e mbetur në tentativë të Presidentit dhe i duhet t'i shmanget FBI-së, teksa përpiqet të zbulojë kërcënimin e vërtetë.
Pasi del në internet informacioni personal i shumë qytetarëve të një qyteti të vogël, qyteti humbet kontrollin. Ndërkohë katër vajza të reja përfshihen në situatë duke u bërë shënjestër e qytetarëve.
Një njeri i dënuar gabimisht për komplot dhe spiunazh kundër SHBA-së, i është ofruar lirimi në këmbim të shpëtimit të vajzës së presidentit nga revolta e një burgu e kontrolluar nga të burgosurit e dhunshëm…
I sapodalë nga burgu, Pat kthehet në biznesin e tij të klubit të natës. Edhe pse mirë nga gjendja financiare, ai nuk resht së menduari për njeriun që e futi në burg dhe shkon në Marbela për të gjetur Frenk Herris dhe për të kryer hakmarrjen e tij.
Qyteti i Mt. Moriah pushtohet nga Marta, një fantazmë që kthehet për të ndjekur adoleshentët dëshmitarë të vdekjes së saj në fëmijëri gjatë lojës "Fantazma në varreza".
Në gusht të 1966, në një plantacion në Vietnam të quajtur Long Tan, 108 ushtarë të rinj dhe pa përvojë nga Australia dhe Zelanda e Re luftojnë për mbijetesë kundrejt 2500 ushtarëve të Vietnamit verior dhe vietkong.
Pas një grabitjeje në Paris, pesë hajdutë arratisen në Tajlandë për të shijuar jetën e luksit. 15 vjet më vonë, partneri dhe shoku i tyre i vjetër i ndjek për të marrë pjesën që i takon.
Një gjahtar kafshësh ka prenotuar një udhëtim në një anije transportuese mallrash me një tufë kafshësh ekzotike të rrezikshme të marra nga Amazona, duke përfshirë një xhaguar të bardhë - bashkë me një vrasës politik që po ekstradohet në mënyrë sekrete në Amerikë. Pas dy ditësh udhëtim, vrasësi arratiset dhe lëshon të lira kafshët në anije, duke krijuar kaos.
Djaloshi nga qyteza Shon Mekartur ka ardhur në qytetin e Nju Jorkut pa asgjë. Mezi fiton bukën e gojës duke shitur mallra falso nëpër rrugë, por fati i tij ndryshon kur takon falsifikuesin Harvi Borden. Kur menaxheri i Shonit, Harvi, e prezanton me botën e dyluftimit të rrugës, thuajse brenda natës ai kthehet në një yll të boksit duke mundur boksierë profesionistë dhe kampionë të arteve marciale në një sërë ndeshjesh tensionuese. Tani ai përballet me ndeshjen më të fortë të jetës së tij...
Në vitin 1942, një oficer i inteligjencës Kanadeze në Afrikën e Veriut njihet me një luftëtare të Rezistencës Franceze në një mision vdekjeprurës pas linjës së armikut.
Kur ata ribashkohen në Londër, lidhja e tyre vihet në provë nga presionet e luftës.
Shkatërrimi global, ka lënë pas shumë njerëz mizor me qëllime të këqija, të cilët sulmojnë një qytet ku gjendet një luftëtar në prag të vdekjes. Ky luftëtar quhet Kenshiro i cili vjen nga shkolla e arteve marciale HOKUTO...
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Policia bastis një shtëpi në Delhi, për të kërkuar të dyshuarit terroristë, por përveç humbjeve në njerëz, do t’u duhet të përballen me akuza nga të gjithë krahët...
Ky është një version i përditësuar i një filmi aksion të viteve 80' ku dy detektivë të policisë së Majemit do të përfshijnë perspektivat e tyre personale në një aksion të fuqishëm antidrogë. Jetët e tyre tashmë janë në rrezik.
Një djalosh fermer gjen një vezë dragoi të cilën e merr me vete pa e ditur që aty do të fillonte rrugëtimi i tij drejt një lufte kundër mbretit të lig për të mbrojtur vendin e tij.
Një hajdut mjeshtër për vjedhjen e makinave duhet t'i kthehet industrisë dhe të vjedhë me ekipin e tij 50 makina brenda një nate për të shpëtuar të vëllanë.
Më në fund vjen momenti i betejës përfundimtare mes Kenshiros dhe Raoh. Të dy do të përballen me të shkuarën dhe do të kuptojnë sa e madhe është fuqia e dashurisë dhe trishtimit.
Behmen dhe Felson dy kalorës që dezertojnë në Kryqëzata, kapen nga Kisha dhe u caktohet nje detyrim i ri. Murtaja që ka pllakosur, akuzat për magji dhe një rrugë e panjohur do sjellin shumë të papritura...