TETË BOKSIERË ELITË - të dënuar nga burgje të sigurisë së lartë nga e gjithë bota - sillen së bashku nga një sindikatë e fshehtë e fuqishme kumari për një luftim sekret ku do të mbijetojë më i forti. Çmimi: liri për kampionin... dhe një shpërblim të madh për organizatorët. Përveç se sindikata në të vërtet s’ka në plan të lërë ndonjë të dalë i lirë.
Terroristët vjedhin mbushje bërthamore nga ushtria amerikane, por nuk llogarisin në një pilotë dhe një roje të parkut nacional të cilët shkatërrojn planin e tyre.
Një polic përzihet me kriminelët e gabuar dhe ata i rrëmbejnë djalin. Ai shkon në një disko për ta shpëtuar. Shumë lidhje të fshehta dalin dhe zbulohen më pas.
Disa veteranë lufte bëhen bashkë për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Gjërat marrin të tatëpjetën kur një vajzë hyn në bar dhe me vete mban "diçka"që i përket dikujt tjetër. Gjithë bari do të kthehet në një betejë të përgjakshme lufte, ku veteranëve do tu duhet të kujtojnë aftësitë e vjetra.
Pasha është një postier i zakonshëm i cili fillon të shohë ëndrra të pazakonta. Një ditë ai shpëton një vajzë nga një grup sulmuesish. Më vonë ai zbulon se ka një botë të mbinatyrshme nën tokën e Moskës dhe se ai është më tepër se një postier i rëndomtë.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1988, gjatë përfundimit të luftës në Afganistan. Në qendër qëndron toger Vasili, i cili bëhet peng muxhahedinëve, në mënyrë që divizioni ushtarak të kthehet në Bashkimin Sovjetik me humbje minimale.
Kur spiuni më i mirë në botë takon femrën e ëndrrave të tij, heq dorë nga jeta aventureske dhe mundohet të bëjë jetë të zakonshme, por në çdo hap e shkuara e vendos në provë.
Elena Houghlin është shkencëtare, inxhiniere dhe shpikëse e Calistos, një burim i qëndrueshëm energjie që do të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit përdorin fuqinë. Por kur teknologjia bie në duar të gabuara, Elena i kërkon ndihmë Agjencisë Townsend.
Një polici me lidhje me botën e krimit i zbulohet identiteti kur ai bashkë me kolegun e tij kapen duke vjedhur kokainë nga një shpërndarës droge të fuqishëm, duke e vënë djalin e tij në rrezik.
Mjeshtri i Kung Fu-së, Ip Man, shkon në Amerikë ngaqë nxënësi i tij ka shkaktuar trazira në komunitetin e arteve marciale duke pranuar që të mësojë edhe nxënës të racave të tjera. Ai përballet gjithashtu me diskriminimet ndaj kinezëve në Amerikë.
Kelly hynë fshehurazi në shtëpinë e të dashurit, por sonte ajo nuk është e vetmja vizitore e paftuar. Situata del jashtë kontrollit dhe shtëpia periferike kthehet në një skenë të tmerrshme dhune.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Gra të lindura në kultura të ndryshme, por të bashkuara nga dëshira për liri dhe një botë më të mirë, luftojnë bashkë dhe krijojnë një lidhje të fuqishme mes tyre.
Xhek, shofer taksie, e gjen veten duke ndihmuar dy alienë në formën e fëmijëve të cilët po përpiqen të shpëtojnë Tokën dhe veten nga Sifon,
një vrasës e rrezikshëm nga hapësira...
Zjarrfikësit kinezë luftojnë të përmbajnë një zjarr të madh i cili shpërthen një tubacion të madh nafte. I gjithë qyteti është në rrezik, por zjarrëfikësit japin jetën e tyre, për të shpëtuar qytetarët e BinBangut.
Në Anglinë e shekullit të trembëdhjetë, një Kalorës Templari dhe disa nga burrat e Baronit, luftojnë për të mbrojtur Kalanë e Rochester kundër mbretit tiranik Xhonit.
Gjatë 12 muajve të fundit, agjenti i DEA-s Bobby Trench (Denzel Washington) dhe oficeri i Inteligjencës së marinës amerikane, Marcus Stigman (Mark Wahlberg) kanë punuar krah për krah. Gjatë kohës që punonin si anëtarë të një bande të trafikantëve të drogës, ata mësojnë sekretin e aleancës së tyre të lëkundur. Kur tentojnë për t'u futur në një rrjet meksikan të drogës që kërkon miliona dollarë të shkojnë në tym, Trench dhe Stigman mohohen menjëherë nga eprorët e tyre. Tani të gjithë i duan në burg ose të vdekur....