Një hajdut i sapodalë nga burgu, përpiqet të bëjë pjesë sërish në jetën e të bijës dhe ish-të fejuarës. I vendosur, ai detyrohet të përdorë aftësitë që ka si bravandreqës. Gjërat marrin një kthesë të rrezikshme pas një zhdukjeje të papritur.
Dok lehtëson një armëpushim të brishtë midis Guvernatorit dhe Kartelit, duke shkëmbyer butësinë e prokurorisë për financat. Kur mbaron armëpushi, Dok duhet të kujdeset për veten e tij dhe të mbrojë të vetmen gjë të pandotur në jetën e tij vajzën e tij, Little Dixie.
Një grua shikon një vrasës me pagesë jashtë San Franciskos duke vrarë ca burra të Jakuzës dhe më vonë në Vankuvër. Asaj i thonë që ai nuk lë dëshmitarë. A do jetë ajo viktima e radhës apo?
Kalorësi Arn dërgohet në një mision të fundit kundër Saladinit. Ai duhet ta fitojë këtë betejë, para se të mund të shkojë në shtëpi në Suedi dhe më në fund të martohet me Sesilian e tij dhe të krijojë një familje. Por paqja në shtëpi kërcënohet nga Danezët.
Një vrasës me pagesë që punon për bandat e motoçiklistëve të Kebekut, arrin t’ia hedhë policisë dhe botës së krimit për dekada me radhë, duke kryer 28 vrasje gjatë 25 viteve.
Tre studentë të rinj artesh marciale dhe mjeshtri i tyre rihen keqazi nga një burrë që e konsideron veten si ''ndreqës i kung fu-së të keqe''. Të vendosur për tu hakmarrë dhe të rifitojnë nderin e humbur, tre studentët ikin në rrugët të ndryshme që të gjejnë mësues kung fu-je për ti marr ata si studentët të tyret.
Feith i ka të gjitha si nënë dhe grua, por një vit pas atij që ajo beson se ishte një aksident me makinë, Feith zbulon se është një togere e operacioneve speciale të ushtrisë me informacion të klasifikuar.
Në vitet 1970, një spiun indian i fshehtë merr përsipër një mision vdekjeprurës për të ekspozuar një program të fshehtë të armëve bërthamore në zemër të Pakistanit.
Xhejsoni, një i ri që kërkon Qethin e Artë magjik, niset në një udhëtim me disa nga luftëtarët më të mirë të Greqisë. Në udhëtimin e tyre të rrezikshëm, heronjtë luftojnë një hidra, disa harpi dhe një ushtri skeletore.
Një nënë beqare lufton për të përballuar jetesën. Një ekip i Hollivudit i shmanget kapjes nga një agjent i pamëshirshëm i FBI-së, ndërsa drejtonte furnizimet mjekësore të tregut të zi.
Disa studentë vizitojnë një Tokë të pabanueshme dhe zbulojnë trupa të ngrirë të një gruaje dhe një burri dhe vendosin t'i marrin përsëri për testim.
Megjithatë, ata nuk janë të vetëdijshëm për fuqinë e burrit.
Oficerja e policisë Mariano caktohet si shoqëruese e kolonës për një nënkryetar bashkie të listës narkotike, i cili po shkon në një konferencë shtypi që mund të tronditë të gjithë qeverinë filipinase. Misioni i rrezikshëm do të shndërrohet shumë shpejt, në një mision mbijetese për të...
Pasi është ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të rrezatimit, një shkencëtar, Bruce Banner,
shndërrohet në një përbindësh të gjelbër të zemëruar në shenjën më të vogël të konfliktit.
Pas vdekjes së mbretit T'Çalla, mbretëria e uakandasve është nën kërcënimin e superfuqive botërore. Mbretëresha Rajmonda, së bashku me të bijën dhe me popullin e saj luftëtar, arrin ta mbajë atdheun e saj të paprekur, por tashmë, një kërcënim tjetër, edhe më i rrezikshëm i pret, nga një tribu e panjohur kurrë më parë...
Dasma ekstravagante e një çifti rrëmbehet nga kriminelët. Në procesin e shpëtimit të familjeve të tyre, ata rizbulojnë pse ranë në dashuri me njëri-tjetrin.
Ukrainë, 1918. Ndërsa një ushtri Bolshevike rreth 4.000 burrash, e komanduar nga gjenerali Muraviov, përparon drejt Kievit, me synimin për të pushtuar qytetin. Një njësi e vogël ukrainase prej 400 ushtarësh që rreth 300 prej të cilëve ishin studentë, rezistojnë pranë stacioni të Krutit. Tërbohet përplasja mes forcave të kundërta dhe atyre të pabarabarta, me furi të tmerrshme. Të rinjtë, si ushtarët spartanë, sakrifikojnë veten në një luftë kundër agresorëve.
Një e keqe e tmerrshme është shfaqur. Ujqërit ulërijnë edhe një herë, por vetëm një njeri ujk si Skot Mekolli, mund të mbledhë aleatë të rinj dhe të ribashkojë miq të besuar për të luftuar kundër armikut më të fuqishëm dhe më vdekjeprurës.